Flori Mumajesi “ia arrin qëllimit”, rikthen këngët e fshira

Pas mesazheve të shumta që ka marrë nga fansat dhe mbështetësit e tij, këngëtari i njohur Flori Mumajesi ka bërë me dije se këngët e fshira janë sërish në kanalin zyrtar në “Youtube”. Vendimi për t’i rikthyer këngët erdhi një ditë pasi kantautori shprehej se njerëzit i kanë harruar këngët e tij më të mira, i cili ishte prekur shumë për këtë dhe i kishte fshirë.

Kjo shkaktoi jo pak zhurmë në rrjet, ku fansa dhe kolegë të Florit reaguan menjëherë në mbështetje të tij, si për t’i rikujtuar se “muzika e tij nuk është harruar.” E gjithë “zhurma” që shkaktoi është reflektuar edhe në ‘inbox’-in e kantautorit dhe këtë e bëri të ditur vetë ai.

“I dëshmoja vetes që “duhet ta shtysh vetë se ata s’kanë detyrim ta dëgjojnë këngën tënde përditë. As unë se kam detyrim këtë gjë, ta shtyj”- shprehej Flori në videon ku lajmëroi se ka fshirë këngët e tij. Tani me sa duket Flori ka kuptuar, pas kësaj videoje, se “njerëzit nuk i kanë harruar këngët e tij më të mira” edhe pse me sa duket duhej t’i fshinte që ta ‘konfirmonte’ këtë gjë.

Pas mesazheve të shumta që ka marrë, artisti ka zbuluar se tashmë këngët e tij janë rikthyer online. Në një video të fundit në ‘Instastory’, ai tha: “Nga ky moment kënga “Me sy mbyllur”, “Me fjalë të vogla”, “Flas”, janë online. Falë jush ndihem se kam një familje të madhe.”

Por përpara se të lajmëronte rikthimin e këngëve, Flori ndau disa video në ‘Instagram’ ku zbuloi më shumë rreth vendimit të tij.

“Kam mburojë emocionale pak të dobët edhe sa vjen e dobësohet më shumë. Para ca ditësh isha në Greqi dhe mbase prandaj e bëja videon, aty u ngarkova me shumë emocione. Isha i vogël, 13-14 vjeç kur kam pësuar humbjen më të madhe në jetë në Greqi, një ditë pasi im atë doli nga spitali”– shprehet mes të tjerash gjatë videos Flori.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *