Florian Marku fitoi titullin ndërkombëtar të federatës IBF për peshat velter. Boksieri shqiptar triumfoi me pikë në duelin me Maxim Prodan, duke i marrë brezin pas 10 raundeve të luftuara në çdo moment.
Atij iu dha fitorja nga 2 prej 3 gjyqtarëve të kësaj përballje të rëndësishme. Sfida u zhvillua përpara mijëra shikuesve në stadiumin e Totenhamit në Londër.
Florian Marku e meritoi titullin për peshat velter, pasi u shfaq më sulmues në ring, duke korrur suksesin e parë të rëndësishëm në boksin profesionit. Marku vijon kështu të jetë i pathyer pas 10 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani. Karriera e tij në boks nisi përpara 3 vitesh.
Pas ndeshjes, Marku shprehet mjaft i lumtur dhe krenar.
“E mposhta, më kanë nënvlerësuar, e kam mposhtur Prodanin, unë kam sakrifikuar shumë për këtë sport. Tani do të bëhem baba dhe do të bëjë gjithçka për familjen time”, tha shkurtimisht Florian Marku për DAZN.
/Priza.al/