Interes i lartë është shfaqur nga fermerët që në ditën e parë të nisjes së aplikimeve për skemat e subvencionit. Të paktën 300 persona aplikuan për të marrë shërbim në një orë në dy pikat e hapura në Lushnje.
Në ditën e parë kërkesat më të shumta ishin për të përfituar nga skema e naftës pa akcizë. Shumë fermerë janë grupuar duke bashkuar sipërfaqet e mbjella në mënyrë që të shpallen fitues të skemës.
Veç naftës, subvencionet përfshijnë edhe fermerët që kanë bagëti të matrikulluara, sera të mbjella me perime, fara dhe fidanët. Aplikimet do të bëhen deri në datën 11 prill.