Trafik i rënduar është krijuar në disa akse rrugore, pasi ka një fluks të madh automjetesh për kthim në Tiranë.
Policia Rrugore Tiranës i ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët alternative për të hyrë në kryeqytet. Disa nga këto rrugë alternative janë: Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit) dhe Elbasan-Tiranë.
“Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.
Kthehu ? në shtëpi ? i sigurtë ???, respekto ✅ rregullat e qarkullimit rrugor ?❌✅⚠️?”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.