Në pikën kufitare të Kapshticës është rënduar trafiku i automjeteve. Ato ndodhen në radhë për të kaluar në Greqi, por ka pasur vonesa për shkak të numrit të paktën të sporteleve nga ana greke.
Janë rreth 100 mjete që presin në radhë opër të kaluar, që në orët e para të mëngjesit.
Pala shqiptare punon me tre sportele ndërsa ajo greke vetëm me 1. Priten që në palën greke të hapen dhe tre sportele të tjera në mënyrë që të përballohet fluksi i madh i qytetarëve.
/Priza.al/