Mëngjesin e sotëm rruga e Kombit në segmentin Morinë-Kukës ka një fluks të lartë makinash nga Kosova. Automjetet edhe pse kanë kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri janë të detyruar që të presin në këtë segment rruge për 10 deri në 20 minuta.
Gjatë 24 orëve të fundit në Morinë numri i hyrje daljeve ka arritur në 60 mijë qytetarë.
Nga dita e djeshme në orën 08:00 deri sot me datë 16 po në orën 8 të mëngjesit në Morinë kanë hyrë rreth 36 856 persona dhe 11 684 makina. Ndërsa kanë dal rreth 25 392 persona dhe 8 464 makina.