Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetarët vijnë për të festuar Pashkët Ortodokse

Rritet numri i shtetasve shqiptarë që po futen nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës për të festuar Pashkët.

Sipas informacioneve nga policia kufitare mësohet se gjatë 24-orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës kanë hyrë 3211 shtetas dhe kanë dalë 1915.

Po nga policia bëhet e ditur se aktualisht po punohet me 5 sportele 3 në dalje dhe 2 në hyrje ndërkohë që alternohen në varësi të situatës.

Burime bëjnë të ditur se në ditët në vijim duke nisur që nga kjo e enjte, fluksi i qytetarëve do të rritet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *