DURRËS– Porti i Durrësit u tej mbush mëngjesin e sotëm nga udhëtarët që presin të nisen drejt Barit apo Ankonës dhe e anasjellta.
Në Portin e Durrësit pritet që ditën e sotme të arrijnë 5 tragete nga linja e Barit dhe Ankonës. Numri i udhëtarëve pritet të arrijë në 7,500, ndërsa daljet janë më të pakta.
Policia Kufitare po punon me 20 sportele për përpuninin e pasagjerëve dhe mjeteve të tyre.
Në bazë të të dhënave nga Autoriteti Portual Durrës, fundjava e parë e gushtit ka shënuar 17,100 pasagjerë, nga të cilët 8,704 janë shqiptarë, ndërsa 8,396 të huaj.
/Priza.al/
/Priza.al/