KUKËS- Pika kufitare e Morinës ka pasur një fluks të lartë automjetesh dhe qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë ditën e shtunë.
Ata kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për kushtet dhe çmimet e favorshme, për të kaluar pushimet e tyre .
Në Morinë u punua me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur rradhët e gjata dhe fluksin e lartë. Në orët e para të kësaj të shtune kanë hyrë në territorin shqiptar më shumë se 10 mijë qytetarë të Kosovës.
Gjithashtu fluks të lartë mjetesh dhe qytetarësh ka pasur edhe nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Sipas të dhënave muaji qershor dhe korrik ka regjistruar 100 mijë qytetarë serb, që përmes Morinit kanë hyrë në vendin tonë me destinacion bregdetin e jugut.
/Priza.al/