Fluks qytetarësh janë paraqitur këtë të dielë në urgjencën spitalit të Kukësit.
Burime për median bëjnë me dije se raportohet për viroza dhe helmim, pasi uji vjen i turbullt në çezma. Mes pacientëve në spital ka pasur edhe banorë nga fshati Shtiqen.
Mjekët bëjnë thirrje që të ndalohet përdorimi i ujit deri në daljen e analizave.