Fluks votimesh për të zgjedhur kreun e ri të PD-së, procesi shtyhet deri në orën 20:00

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka njoftuar se procesi për zgjedhjen e kreut të ri do të shtyhet deri në orën 20:00, kjo për shkak të kërkesave të shumta të ardhura prej degëve.

Njoftimi i Plotë:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pas kërkesave të shumta të ardhura prej degëve, ka vendosur të shtyjë orarin e votimit deri në orën 20.00.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *