Fluksi në Morinë, qytetarët e Kosovës dynden drejt bregdetit

Në mëngjesin e sotëm, pikat kufitare në Morinë po përballen me një fluks të lartë qytetarësh dhe mjetesh. Qytetarët e Kosovës kanë vendosur për të kaluar fundjavën në bregdet dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, duke shfrytëzuar kushtet e mira të motit.

Për të lehtësuar këtë fluks të madh, autoritetet shqiptare kanë vënë në dispozicion 6 sportele. Automjetet me targa nga Kosova dhe Shqipëria kalohen pa kontroll, në përputhje me procedurat e miratuara për një periudhë prej nëntë muajsh, ndërsa mjetet me targa të huaja nënshtrohen kontrollit të rregullt.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *