“Katër porta qiellore dhe katër porta detare…” ka qenë premtimi i kryeministrit Rama për shqiptarët, në fushatën elektorale të fundit për zgjedhjet e datës 25 prill. Por në një kohë që vetëm aeroporti i Kukësit është bërë “operativ”, një term ky i zyrtarizuar nga qeveria shqiptare, aeroporti i Vlorës, Sarandës dhe Korçës, janë vetëm në letër.
Por sot, si për të mbajtur shpresën gjallë, kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjete sociale një video ku tregon zhvillimin që do t’i sjellë vendit, ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtarë të Vlorës.
Në video, në formën e një rrëfimi, Rama thotë se, do të bëhet e mundur në këtë aeroport, linja direkte Nju Jork-Vlorë, në mënyrë që emigrantët shqiptarë në SHBA-ve të vijnë në Shqipëri.
Po ashtu, ai nxjerr në pah edhe hovin e madh ekonomik të pretenduar që do të sjellë ndërtimi i këtij aeroporti, vendet e punës që do të hapen, por edhe turistët e shumtë që do të vijnë.
/Priza.al/