Bordi i Transparencës ka caktuar çmimin e ri të naftës, teksa benzina mbetet e pandryshuar. Vendimi do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme, data 26 mars.
Çmimet kanë shënuar rritje për të tretën herë brenda pak ditësh. Sipas burimeve çmimi i naftës me pakicë është 245, nga 233 lekë që ishte më parë.
Nafta më shumicë do të tregtohet me 233 litër ndërsa ai i benzinës është 218 për litër, pra mbetet i pandryshuar.
Me këtë ritën duket se çmimi i naftës do të prekë sërish çmimin maksimal të arritur disa ditë më parë, kur më pas vendi u ngrit në protestë dhe nisi ulja. /Priza.al