FMN jep alarmin: Bota drejt një recesioni global

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva tha se perspektiva për ekonominë globale është “errësuar ndjeshëm” që nga prilli.

Ajo gjithashtu tha se nuk mund të përjashtonte një recesion të mundshëm global vitin e ardhshëm duke pasur parasysh rreziqet e rritura.

Georgieva, në një intervistë për Reuters, tha se në javët e ardhshme FMN-ja do të ulë parashikimin e rritjes ekonomike globale për vitin 2022 për herë të tretë këtë vit, duke shtuar se ekonomistët e Fondit janë ende duke finalizuar shifrat e reja.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *