“Pas ngjitjes së një kodre të madhe, njeriu zbulon se ka shumë kodra të tjera për të ngjitur”. Me këtë shprehje të simbolit të luftës për barazi, Nelson Mandela, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Giorgieva paralajmëroi për një rënie ekonomike globale deri në 2 për qind, një prapaktheu në vitin 1990.
Shefja e FMN e drejtoi gishtin nga konflikti SHBA-Kinë si shkakun e rënies në 2.9 për qind të rritjes ekonomike botërore nga 3.4 vitin e shkuar dhe 6.1 në 2021-shin.
“Duke marrë parasysh tensionet gjeopolitike në rritje dhe inflacionin ende të lartë, rimëkëmbja e fuqishme është pak e mundshme. Një botë e fragmentuar ka të ngjarë të jetë më e varfër”, tha shefja e FMN.
Ekonomistët e FMN-së parashikojnë se vendet e Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht shtetet në zhvillim si rajoni i Ballkanit Perëndimor, do të jenë më të goditurit.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar disa herë rritjen ekonomike të Shqipërisë duke e ulur atë në vetëm 2.2 për qind nga 4.84 vitin e shkuar apo 8.54 në 2021-shin.