Rodrigo Shemshos u arratis nga dritarja, apo kishte dekonspirim, si iku vlonjati nga duart e FNSH-së?

Policia ka publikuar pamjet e aksionit të FNSH-së që bëri në shtëpinë e Rodrigo Shemshos alias Juxhin Orhan në qytetin e Vlorës.

Rodrigo Shemsho ka arritur që të arratiset dhe është shpallur në kërkim. Nuk dihet ende në vlonjati iku në momentin e operacionit apo gjithçka ishte dekonspiruar më parë.

33 vjeçari banues në Vlorë që u arrestua edhe në 2021 për tentativë vrasje por u lirua tani do të akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vlora është “blinduar” këtë të shtunë, me kontrolle intensive të befasishme, ku është angazhuar dhe FNSH dhe Forca e Posaçme Operacionale. Në njoftimin për mediat bëhet me dije se qëllimi i operacionit ka qenë për kapjen e shtetasve me rekorde të theksuara penale, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale.

“Strukurat hetimore dhe ato operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me disa grupe të FNSh-së, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit për të mbajtur në kontroll situatën kriminale, për të goditur rastet e mbajtjes së armëve të zjarrit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve me rekorde penale në kuadër të grupeve kriminale, kanë kryer kontrolle të befasishme në disa ambiente (kryesisht banesa) që dyshohet se përdoren nga pjesëtarë të grupeve kriminale. Kontrollet intensive do të vijojnë në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale“, thekson Policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *