Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat Renea kanë kryer mëngjesin e sotëm një kontroll në banesën e ‘bosit’ të lojrave të fatit Ervis Martinaj. Ky i fundit rezulton i zhdukur që nga muaji gusht i këtij viti.
Blutë kanë kontrolluar banesën e Martinajt në Fushë-Kuqe të Kurbinit, në funksion të hetimeve që po kryhen lidhur me zhdukjen e tij.
Këto hetime kanë dërguar pas hekurave policin Jeton Lami, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore.
Policia ende nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me këtë aksion.