Forcat e ndërhyrjes së shpejtë po kryejnë kontrolle në akset nacionale të qytetit të Vlorës. Postoblloqet policore janë vendosur në hyrje të Vlorës, në rrugën Transballkanike, por edhe në rrugën që të lidh me bregdetin si dhe me fshatrat e qytetit.
Kontrollet po vijojnë tek mjetet lukzose ato me xhama të zinj. Kontrollet janë përqëndruar tek arrestimi i personave në kërkim apo atyre që mbajnë sende të forta mjete prerëse apo armë.