FNSH ‘mësyn’ në Sarandë, sekuestron mbi 300 shezlongë

Një operacion për lirimin e hapësirës publike është duke u zhvilluar në Sarandë.

Burime për median bëjnë me dije se policia në bashkëpunim me FNSH, ka sekuestruar mbi 300 shezlongë në zonën e Pemës së Thatë në Ksamil.

Kujtojmë se vetëm tre ditë më parë në të njëjtin vend  janë sekuestruar 489 shezlongë dhe u proceduan pronarja dhe i biri i saj administrator.

Mësohet se operacioni po vijon në brendësi të plazheve të Ksamilit, përballë “3 Ishujve”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *