Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku është duke zhvilluar një takim me ministrin grek, Kostas Skrekas.
Takimi i tyre ka në fokus forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në lidhje me sektorin energjetik, rritjes së sigurisë energjetike dhe një sërë projektesh të përbashkëta.
“Bashkëpunimi rajonal është në krye të listës. Kemi pasur sot një takim të rëndësishëm në lidhje me fushën energjitike, pra me projekte konkete. Një nga çështjet më të rëndësishme ka qenë linja e re e intereksionit, punë kjo që tashmë ka avancuar tepër. Ne synojmë që brenda vitit 2030 linja e re mes Greqisë dhe Shqipërisë të jetë aktive. Jemi duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët tanë grekë, në lidhje me bursën energjetike. Si datë finale për nisjen e operimeve do të jetë 23 Nëntori, kusht i rëndësishëm për liberalizimin e tregut, por i përmbushur tashmë.