FOLTORJA/ Berisha nga Përmeti: Do nisim protesta të mëdha në të gjithë vendin

Pas takimit me demokratët në Tepelenë, ish-kryeministri Sali Berisha ka vazhduar me takimin e radhës në Përmet.

Gjatë fjalës së tij Berisha vuri theksin tek korrupsioni dhe paralajmëroi nisjen e një vale protestash gjigande në të gjithë vendin.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Të ngrihemi si parti në misionin e madh opozitar për të shpëtuar Shqipërinë nga një regjim i bazuar në krimin, vjedhjen e qytetarëve, varfërimin e tyre, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. S’ka mision më të madh se sa ky mision përmbushet para së gjithash duke u bashkuar, duke bashkuar cdo kontribut, duke qëndruar të pamposhtur si opozitë e vërtetë, duke hapur partinë drejt prurjeve të reja. Në këtë mënyrë ne do mbjellim shpresën e cila është jetike për shqiptarët sot. Do mbjellim besimin tek qytetarët shqiptarë, demokratë, ne i arrijmë qëllimet nëse njohim përgjegjësitë tona.

Arrijmë qëllimet tona duke njohur gabimet tona. Unë i pari kam kërkuar ndjesë e i kam njohur ato në mënyrë të përsëritur.

Do ndalem këtu vetëm në një aspekt tjetër. Shpesh dëgjon demokratë të shprehen se këta njerëz nuk marrin vesh, se cfarëdo tu bësh, ndjekin punën e tyre se kështu e ashtu. Këtë duhet ta harrojmë ne. Këta njerëz marrin vesh nëse dimë tu prekim kordat e besimit të tyre.

Përshembull, bëhen sondazhet e tregojnë se ai fenomen negativ për cka kombe të tjera rrëzojnë qeveritë, këtu nuk ka atë ndikim në psikologjitë e njerëzve. Ky është korrupsioni.

Po të vini re ju ky problem gjatë fushatave nuk trajtohet se sondazhet atë tregojnë.

Tani nuk jemi në fushatë, por nëse kjo nuk bën përshtypjen që duhet të bëjë përgjegjësia është e jona. Duhet të ulemi me cdo njeri e të tregojmë që ajo është vjedhje, se si qytetaret kane dy buxhete, atë rrogën që merr e ato taksa që paguan që ia merr qeveria.

Kushti i të gjitha kushteve, vetëm një opozitë e vërtetë sovrane arrin të realizojë qëllimet e veta. Një opozitë që tërhiqet prej hunde, që dëgjon telefonat “mos bëj atë mos bëj këtë’. Ne kemi parime demokratike, lirinë, në thelb të veprimtarisë. Do bëj cdo gjë të ligjshme kundër kësaj qeverie që vjedh dhe largon shqiptarët cdo ditë.

E shtroj këtë unë se koha është e pamëshirë, ikën dhe ne duhet të shpejtojmë, të bashkohemi, të mobilizojmë energjitë tona për betejë. Ne do nisim protesta të mëdha në gjithë vendin se ne jemi të vjedhur.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *