Ditën e sotme Ish-kryetari i partisë demokratike Sali Berisha ka organizuar foltore e tij në Dibër ku është pritur me brohoritje nga demokratët e zonës.
Ajo çfarë është vënë re nga kjo foltore ishte mungesa e deputetëve të PD-së madje edhe Xhelal Mziu, deputeti i Partisë Demokratike në Dibër nuk ndodhet ditën e sotme në ‘Foltoren’ e Berishës.
Ai është shprehur më parë se Berisha është idhulli i tij mirëpo mbështetjen nuk e ka treguar duke iu bashkuar në ‘Foltore’.
Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.
/Priza.al/