Ditën e sotme ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka nisur “Foltoren për PD-në” në Durrës ku u fillua me një minutë heshtje për nënkomisarin e rënë gjatë detyrës ditën e djeshme. Berisha së bashku me të pranishmit në Durrës, u ngritën në këmbë për të nderuar Saimir Hoxhën.
Berisha gjatë fjalës së tij tha se PD nuk është shtojcë e Ramës dhe se i kishte kërkuar Bashës të hiqte dorë në zgjedhjet e vitit 2017. Ai tha se Basha është peng i Ramës.
Unë vërtet publikisht ngrita zërin kur në një listë të bërë pas mesnate, u ekzekutuan politikisht si në pusi njerëzit që kishin 20 vite kontribute në PD. Unë i kërkova Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të vitit 2017, pasi humbje të atillë nuk kishim njohur as në vitin 1997, por gabova. Gabova se nuk nisa procesin e duhur që ai të merrte të gjithë përgjegjësitë për atë humbje të tmerrshme.
/Priza.al/