“Foltorja” në Korçë/ Demokratët surprizojnë Berishën: Ditëlindja më e bukur të jetës

Ditën e sotme ish-kryedemkrati Sali Berisha po mban ‘foltoren’ e tij në qytetin e Korçës, ku është surprizuar nga demokratët në 77-vjetorin e tij të lindjes.

Demokratët e pritën me lule dhe një tortë, ndërsa salla këndoi një urim për ditëlindjen e tij, ndërsa Berisha është shprehur se kjo ishte ditëlindja më e bukur e jetës së tij.

Fjalimi i Berishës:

“Të dashur demokratë dhe drejtues të PD në qarkun e Korçës, së pari dëshiroj të përulem me nderimin më të madh para banorëve dhe qytetarëve të kësaj treve për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në historinë tonë kombëtare, të dijes, të pushkës, të mendjes dhe çdo shqiptar ushqen për Korçën dhe trevat e kësaj zone admirimin dhe mirënjohjen e pakufishme. Dhurata të pafundme i kanë bërë burrat dhe gratë e Korçës ndaj Shqipërisë.

Sot këtu unë pata ditëlindjen më të bukur të jetës sime me ju. Ju falënderoj shumë.

Unë kam ardhur për të biseduar me ju për një situatë kritike ku është sot Shqipëria. Dhe kjo nuk është kritike se e themi ne për propagandë. E vërteta është se 8 vitet që kaluan ishin vitet më të mbrapshta për këtë vend pasi në vend të një përparimi, ne kemi bërë regres të madh.

Nga kjo qeverisje, Shqipëria u shndërrua në delen e zezë të Ballkanit dhe të Europës; nga kjo qeverisje u ndërtua në Shqipëri sipas analistëve të institucioneve të shquara, narkoshteti i parë në Europë; nga kjo qeverisje, Shqipëria u kthye në vendin e dytë në botë për korrupsionin; nga kjo qeverisje, 520 mijë shqiptarë u larguan pesë vitet e fundit nga Shqipëria; nga kjo qeverisje, Shqipëria sot është vendi me rrogat më të ulëta në rajon, ndërkohë që 8 vite më parë, kishte rrogat më të larta; nga kjo qeverisje humbëm yllin tonë polar, që ishte integrimi në Bashkimin Europian,”

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *