Ish-kryeministri Sali Berisha është duke mbajtur foltoren e radhës në qytetin e Kuçovës. Ai shoqërohet nga ish deputeti Astrit Veliaj, ish deputeti Genc Pollo, Kryetari i FRPD Kuçovë, Kryetari i PD Kuçovë Vehbi Luzi, e gjithë kryesia e PD Kuçovë dhe ish-kandidati për kryetar bashkie, Myslim Haxhiu.
Në nisje të fjalimit, Berisha hodhi akuza në kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë për ryshfet dhe abuzime me tenderat. Berisha tha se gjatë viteve të fundit Rama largoi nga Shqipëria 520 mijë qytetarë, duke planifikuar sipas tij spastrimin etnik të shqiptarëve nga vendi i tyre.
“Në këto 8 vite çdo qytetar shqiptar është zhytur në borxh 5 herë më shumë se sa në 8 vitet para këtyre. Borxhi publik në 8 vite para këtyrë u arrit nga 58.4% në 62.6%. Ndërsa në këto 8 vite nga 62.6% afrohet në 100%. Ku shkuan këto para? Këto miliarda euro që u morën borxh, plus taksat tuaja, çfarë u bë me këto? U përfunduan 32km autostradë, po kaq km rrugë për të cilat financimet dhe projektet ishin të gatshme. U shtruan pllaka nëpër sheshet e qyteteve. U vodhën miliarda. Sepse ndërtohet 1 km rrugë me 20-22 mln euro, kundrejt 2.1 mln ishte kostoja e ndërtimit të By Pass-it të Fierit sepse ndërtohej nga bankat europiane. Ku shkuan këto para? Vetëm 7 km rrugë nga tuneli i Krrabës e deri në Farkë, pa tunel, pa shkëmb, kushtuan psa e gjithë rruga tjtër përfshirë edhe tunelin. Por së shpejti arbitrazhi ndërkombëtar po për këtë rrugë do gjobisë Shqipërinë dhjetëra milionë euro. Këto para i paguajnë qytetarët me taksat e tyre, ministrat nuk paguajnë gjë.
Të marrësh një borxh të tillë do të thotë të rrënosh të ardhmen e qytetarëve. U përdor për koncesionet e klientelës në mnënyrë të paimagjinueshme. Pasi kishin blerë aparaturat më moderne për sterilizimin, do jepej koncesioni me 100 mln euro një muratori për të garantuar sterilizimin së bashku me aparaturën e blerë me taksat tuaja. Tenderët sekretë u rritën me 15 herë krahasuar me para 2013. Me të gjitha këto, me burgosjet, shkatërrimet e dhjetëra mijëra banesave që ishin për t’u legalizuar dhe bizneseve, Edi Rama planifikoi spastrimin etnik të shqiptarëve nga Shqipëria. 520 mijë shqiptarë u larguan vitet e fundit. Droga dhe krimi u bënë ligji i vendit. 1 vit më parë Parlamenti miratoi 8 ligje për klanet e botës së krimit”, u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri Berisha po vijon me takimet e tij në bazë për të diskutuar me ta ringritjen e PD, e cila pritet të ndodhë në Kuvendin e 11 dhjetorit, që është thirrur nga gati 5000 delegatë.
/Priza.al/