Ish-kryeministri Sali Berisha në takim me demokratët e Rrëshenit ka folur rreth dosjeve që sipas tij po mbajnë peng Lulzim Bashën.
Berisha është shprehur se Basha është një njeri i inkriminuar dhe se nëse do të kishte një pasaportë amerikane do të përfundonte në një nga burgjet më të egra në Amerikë. Berisha ka përmendur dy dosjet e nxehta ku Basha është i përfshirë, atë të Nik Muzin dhe Toyota Yaris.
“Lul Brava po përdor kartën pro amerikanit. Le ta zëmë se ka një pasaportë amerikane, por prapë është njeri inrkiminuar, ai do shkonte në një nga burgjet më të egra amerikane për ato që ka bërë. Atij në Shqipëri ia mbylli Edi Rama procesin. Në SHBA, kur prokuroria shqiptare kërkoi dosjen e Nik Muzin dhe dëshminë e tij, i cili ishte një person i ngatërruar në histori të tjera.Dosja erdhi dhe Lulzim Brava u thirr dhe iu dha: me këtë dosje këtu dënohesh të paktën 12 vite, por akoma më rëndë mund të dënohesh atje. Zgjidh e merr. Ose largo Sali Berishën, ose dorëzo veten tënde. Natyrisht pranoi të parën. Por a e zgjidhi problemin? Nuk e zgjidhi.
Zonja arriti një marrëveshje me peng-Bashën. Por SHBA është vend i lirisë dhe ajo aferë nuk mbyllet kurrë. Do e ndjekë gjithë jetën e tij. Nuk ka asgjë personale në këtë betejë. Unë i dal zot vetes dhe dinjitetit tim. Por po luftoj me ju për të rikthyer lirinë dhe sovranitetin”, tha Berisha.
/Priza.al/