‘Fondi Besa’, ‘IuteCredit’ dhe “NOA’, tre kompani të reja piramidale që po u zhvatin me dhunë paratë dhe pronat shqiptarëve    

Janë prezantuar në tregun shqiptar si institucione mikrokredish që të bëjnë të mundur të kesh pak para në dorë, që nuk do t’i marrësh borxh, apo as të trokasësh nëpër banka ku duhet një mal me letra.

Por sapo të japin një dorë parash me mendimin se mund të “zgjidhësh hallin”, institucione si “Fondi Besa”, “Iute Credit” apo “NOA”, pikërisht aty të kanë dhënë edhe helmin.

Dhe nga ky “helm” që e ka emrin “mikro-kredi” apo “kredi konsumatore” sot janë helmuar me mijëra familje shqiptare, që kjo verë i ka gjetur të papërgatitur nga mercenarët që janë dërguar prej këtyre institucioneve për t’u marrë çdo gjë.

“Priza.al” ka mësuar se, jo vetëm “Fondi Besa”, por ditët e fundit edhe dy institucione të tjera jobanka, kanë nisur gjuetinë për klientët debitorë që kanë pa paguar këstet e kredive.

Por ajo që bie ndesh me procedurat e IFJB-ve, është faksi se shumica e kredive të dhëna klientëve të ndryshëm, sidomos në 5-6 vitet e fundit, nuk kanë qenë aplikime normale për marrje mikro-kredish, por një lojë mashtruese që fillonte me vjedhjen e të dhënave personale dhe me aplikimin nga sekserë të caktuar që ishin instruktuar dhe punësuar nga IFJB-të më sipër.

Në adresën e “Priza.al” sot janë me dhjetëra dëshmi qytetarësh të mashtruar, të cilët jo personalisht kanë aplikuar por tashmë figurojnë si “përfitues” të kredive konsumatore në regjistrat e këtyre IFJB-ve.

Shteti ‘i vdekur’ përballë aktivitetit mashtrues të IFJB-ve

Duhet të ishte Banka e Shqipërisë ajo që e para duhet të merrte masa për bllokimin e aktivitetit mashtrues dhe të pastrimit të parave, që prej vitesh tashmë po zhvillojnë Institucionet Financiare Jo Banka në Shqipëri.

Por në një kohë që BSH-ja duket si e kapur nga këto kompani private, në vendet e rajonit si në Kosovë, Maqedoni apo Bullgari, këto institucione ose janë përzënë ose janë hetuar fuqimisht nga shteti, duke pasur parasysh eksperiencën e zezë të Shqipërisë me skemat piramidale në vitet 1996-’97.

Aktualisht, në Gjykatën dhe Prokurorinë e Tiranës, por edhe nëpër rrethe, janë një mal kallëzimesh penale që janë adresuar nga qytetarët të ndryshëm, me pretendimin se ata janë mashtruar nga IFJB-të dhe personat që punonin për ta.

Por deri tani si Prokuroria dhe gjykatat kanë heshtur përballë këtij aktiviteti, duke u vënë në radhën e institucioneve të tjera shtetërore që nuk marrin guximin t’i kontrollojnë IFJB-të.

Këto të fundit nisur edhe nga kjo, kanë nisur fushatën e mbledhjeve të parave me forcë, apo edhe të sekuestrimit të aseteve të lëna si garanci pasurore apo kolateral, duke ndjerë se situata më vonë mund të mos punojë më në favor të tyre.

Përveç “Fondit Besa” tashmë të denoncuar prej “Priza.al”, në garën për të mbledhur para me “të fortë” kanë hyrë edhe ‘Iute Credit” dhe “NOA”, kjo e fundit e denoncuar edhe në disa media të tjera për skemat e mashtrimit dhe mënyrat e veprimit ndaj klientëve.

Vijon…

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *