FORBES/ Një shqiptar në listën e 30 të rinjve më të talentuar

E besoni apo jo, një i ri shqiptar është në listën e 30 të rinjve më të suksesshëm të publikuar nga revisa “Ferbes”.

Dean Çelaj, krijuesi i shumë projekteve teknologjike ndërkombëtare në bashkëpunim me universitetin e Harvardit.

Çelaj beri “bum” gjatë kohës së pandemisë Covid-19, nëpërmjet platformës së tij “Akademia.al” që ndihmoi mbi 500 mijë nxënës që të aksesonin mësimin online.

“Dean Celaj themeloi Akademi.al në vitin 2019 në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në vendin e tij, Shqipërinë. Duke funksionuar si Khan Academy, Akademi.al publikon video mësime nga mësuesit që studentët mund t’i shikojnë falas. Kur goditi Covid-19, Akademi.al nënshkroi kontrata me qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për t’u bërë platforma e tyre zyrtare e mësimit në distancë. Tani ka mbi 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në shqip” – shkruan revista për shqiptarin.

Lista Forbes “30 under 30” është lista e 30 njerëzve më me shumë influencë nën moshën 30-vjecare. Ketë vit janë zgjedhur 30 të rinj nga industri të ndryshme si biznesi, sporti, kultura, dhe impakti social. Ne listë ka emra të njohur si Kylian Mbappe, Jack Harlow dhe biznesmenë të famshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *