Revista Forbes ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar në botë, ku emri i Cristiano Ronaldo dominon në krye.
Me transferimin e tij te Djajtë e Kuq pritet të marrë rreth 107 milionë euro këtë sezon , ku 60 milionë prej tyre vijnë vetëm nga paga dhe shpërblimet e tij dhe pjesa tjetër 47 milionë nga tregtisë dhe sponsorizimeve të veta.
Lionel Messi mban vendin e dytë me 75 milionë dollarë nga kontrata e tij me parizianët dhe 35 milionë dollarë nga sponsorizimet. Ai ndiqet nga shoku i tij i skuadrës në Paris, Neymar , i cili vendos një total prej 95 milionë dollarësh në arkën e tij, 75 milionë dollarë nga kontrata e tij dhe 20 milionë dollarë nga sponsorizimet.
Vlen të përmendet se Parisi nuk po kursen para, pasi në vendet e para të renditjes së Forbes prania e lojtarëve të Parisit është veçanërisht e fortë.
Futbollisti i katërt më i paguar në botë është Killian Mbappe me 43 milionë dollarë, dy më shumë se i pesti Mohamed Salah (41 milionë dollarë).
Së fundi, lista plotësohet nga:
Robert Lewandowski (35 milionë dollarë)
Andres Iniesta (35 milionë dollarë)
Paul Pogba (34 milionë dollarë)
Gareth Bale (32 milionë dollarë)
/Burimi: Forbes/ Përshtati Priza.al/