Revista “Forbes” ka llogaritur të ardhurat totale të lojtarëve në sezonin 2022-2023, që përbëhet nga pjesa e futbollit, paga dhe shpërblimet. Dhe fitimet jashtë fushës, marrëveshje sponsorizimi, reklama, dhe të ardhura nga biznesi.
“Forbes” mori të dhëna nga burime publike si Capology.com dhe foli gjithashtu me të brendshëm të futbollit, përfshirë Tankredi Palmerin.
Në krye të listës është sulmuesi i PSG-së, Kilian Mbape. Të ardhurat e francezit vlerësohen në 128 milionë dollarë: 110 milionë, të ardhura nga futbolli, 18 milionë, të ardhura jashtë fushës, shkruan abcnews.al.
Sulmuesi i PSG-së, Lionel Mesi është i dyti me 120 milionë dollarë, përfshirë 65 milionë dollarë në futboll dhe 55 milionë dollarë jashtë fushës.
Sulmuesi i Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldo, mbyll treshen e parë me 100 milionë dollarë (40+60).
1- Kilian Mbape (PSG) – 128 milion dollarë (110+18)
2- Lionel Mesi (PSG) – 120 milionë (65+55)
3- Kristiano Ronaldo (Mançester Junajtid) – 100 milionë (40+60)
4-Nejmar (PSG) – 87 milionë (55 + 32)
5- Mohamed Salah ( Liverpul ) – 53 milionë (35 + 18).
6- Erling Haland (Mançester Siti) – 39 milionë (35 + 4)
7- Robert Levandovski ( Barcelona ) – 35 milionë (27+8)
8- Eden Hazard (Real Madrid) – 31 milionë (27+4)
9- Andres Iniesta (Vissel Kobe) – 30 milionë (25+5)
10- Kevin de Brojne (Mançester Siti) – 29 milionë (25 + 4).