Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë janë pozicionuar jashtë stadiumit të Air Albania ku dhe po luhet ndeshja mes Romës dhe Feyenoord.
Efektivët shihen me skafandra teksa bëhen gati për tu futur në stadium. Nuk dihet Akoma nëse brenda në stadium ka pasur përplasje mes tifozerive apo është thjesht një masë e marrë për të mbajtur në kontroll dy tifozeritë holandeze dhe italiane për ndonjë përplasje të mundshme.
Para se të fillonte ndeshja disa përplasje janë shënuar midis tifozëve dhe efektivëve të policisë ndërsa momentalisht situata shihet e qetë.