Agjencia Federale amerikane për Ballkanin pritet të hapë zyra edhe në Shqipëri.
Me rritjen e sasive të kokainës që kalojnë nga Shqipëria drejt vendeve të Evropës, përmes portit të Durrësit, apo zbulimi i laboratorëve të drogës në vendin tonë, duket se ka shtyrë DEA-n amerikane që të hapë zyra dhe në vendin tonë. Lajmi është konfirmuar nga eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ku përmes një statusi në rrjete sociale shkruan “DEA mirëserdhët!!!!! Ishte koha e duhur për të hapur zyrën në Tiranë. Athina po bëhej gjithnjë e më e largët për punët e ngushtme që diktojnë prezencën tuaj këtu…”.
Mësohet se amerikanët kanë bërë të gjitha testimet e nevojshme, dhe pritet që të hapin filialin e tyre në Tiranë, ku dhe do të mundësohet hetimi dhe luftimi i shpërndarjes së drogës në vend.