Forcohet dollari por ja çfarë ndodh me monedhën evropiane

Euro notes in denominations of fives and tens are arranged for a photograph in London, U.K., on Wednesday, Jan. 18, 2012. The euro strengthened and commodities rallied as an official at a Group of 20 nation said the International Monetary Fund is proposing a $1 trillion expansion of its lending resources. U.S. index futures rose before Goldman Sachs Group Inc. reports earnings. Photographer: Simon Dawson/Bloomberg via Getty Images

Dollari amerikan ka forcuar pozitat e tij në raport me lekun këtë të enjte, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane euro ka humbur lehtë terrenin e saj.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.61 lekë dhe këmbehet me 104.79 lekë, ndërsa Euro u zhvlerësua me 0.02 lekë dhe këmbehet me 121.54 lekë. Kjo është hera e parë pas shumë muajsh që monedha europiane pëson rënie, pasi deri më tani kishte vetëm kurbë në ngjitje.

Nga ana tjetër paundi britanik krahasuar me ditën e mërkurë, është ngjitur në kuotën e 141.08 lekë, duke shënuar një rritje me 0.28 lekë.

Po ashtu sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë franga zvicerane këmbehet me 112,13 lekë ose 0,05 lekë më shumë se një ditë më parë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *