Forcojnë imunitetin/ Mësoni disa nga ushqimet që duhet t’i hani patjetër në kohë virozash

Më shumë se 23 milionë njerëz sëmuren çdo vit vetëm sepse hanë ushqim të kontaminuar. Dhe një raport i OBSH-së tregon se, tani qarkullojnë aq shumë viruse, sa ka yje në qiell. Për të qëndruar të shëndetshëm, zgjidhja më e mirë është të forcojmë imunitetin. Dhe kjo është e lehtë për t’u arritur, nëse hani ushqimet e duhura.

Ushqimet që duhet të hani për të rritur imunitetin.

Bajamet

Rreth 30 gram bajame kanë të njëjtën vlerë kalciumi me ¼ e filxhanit të qumështit. Ato gjithashtu kanë lëndë ushqyese që mbajnë trupin në formë. Sipas studiuesve, bajamet rrisin sistemin imunitar, veçanërisht kundër viruseve. Janë të larta me vitaminë E dhe fibra.

Farat e lulediellit

Farat e lulediellit mund të jenë shpëtimtaret tuaja kur bëhet fjalë për imunitetin. Ato zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të ndryshme kronike si Alzheimer, forcojnë zemrën dhe parandalojnë shumë sëmundje të tjera.

Papaja

E pasur me antioksidantë, papaja është një zgjedhje e shijshme e mbushur me përfitime. Disa nga këto përfshijnë luftimin e inflamacionit, zvogëlimin e rrezikut të kancerit etj.

Kivi

Vitamina C, K dhe E, e kivit mund të ndihmojnë për astmën dhe forcojnë sistemin imunitar. Parandalojnë ftohjen e zakonshme dhe gripin.

Xhenxhefili

Kjo erëz lehtësisht e gjindshme bën mrekulli për trupin tuaj. Ul kolesterolin, lehtëson dhimbjet e menstruacioneve dhe rrit aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.

Manaferrat

Manaferrat janë plot me antioksidantë dhe shpesh përdoren për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Këto manaferra luftojnë stresin dhe përmirësojnë funksionimin e brendshëm të sistemit tuaj imunitar.

Goca e detit

Një dhuratë për adhuruesit e ushqimeve të detit, goca e detit ose ostriket kanë pak kalori, por plot vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3 dhe proteinave. Konsumimi i ostrikeve forcon sistemin imunitar.

Spinaqi

Nuk është sekret që spinaqi është i mirë për shëndetin tuaj, por me sa duket, ky superushqim është fantastik edhe për imunitetin tuaj.

Shalqiri

Shalqiri jo vetëm që ju bën me lëkurë dhe flokë të shëndetshëm, por edhe zvogëlon inflamacionin në trup.

Frutat e pasura me vitaminë C

Sipas një raporti, vitamina C mund t’i japë sistemit tuaj imunitar mban shëndetshëm qelizat e bardha të gjakut, vret qelizat e këqija dhe rrit prodhimin e antitrupave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *