Formacionet dhe detajet/ Itali-Spanjë, klasikja e sotme e ‘Euro 2020’ që do të tund ‘Wembley-n’  

Në orën 21:00 do të startojë në stadiumin e Londrës “Wembley”, gjysmëfinalja e parë e “Euro 2020”, mes Italisë dhe Spanjës. Një duel i mbushur plot me histori, saqë është cilësuar një klasike e Evropianit.

Trajneri Mancini nuk ka surprizuar shumë me formacionin e tij. Ndërsa Enrique po, teksa ka lënë në stol Moratan. Të dyja skuadrat me skemën 4-3-3, ku diferencën pritet ta bëjë mesfusha. Gjyqtari i takimit do të jetë Felix Brych.

Italia e ka mundur Spanjën vetëm 2 herë në 14  ndeshjet e fundit; në miqësoren e 2011 2-1 dhe në 1/8 e finaleve të Euro 2016 2-0. Italia dhe Spanja janë përballur 9 herë më parë në Evropianë e Botërorë me italinë që ka fituar në 4 raste e Spanjën në 1.

Itali-Spanjë do të jetë përballja mes skuadrave evproiane që është vënë re më shpesh në turnetë madhorë. Kjo e së martës do te jetë sfida e 7 mes Spanjës e Italisë në një kampionat Evropian. për më tepërt ky është evropiani i katërt radhazi që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën në fazën me eliminim direkt me Spanjën që kaloi turnin në 2008 dhe fitoi finalen e 2012 përpara se Italia ta Eliminonte në 2016.

Italia arrin në fazën finale fal një turneu madhor Evropian e Botëror për të 12-tën herë; vetëm Gjermania ka bërë më mirë, 20 herë mes 4 më të mirave të Evropianëve e Botërorëve. Axurrë janë e vetmja nga skuadrat gjysmëfinaliste që i ka fituar të gjitha ndeshjet e Euro 2020 deri tani.

Spanja arrin në gjysmëfinale të një evropiani për herë të tretë në 4 edicionet e fundit dhe në 2 raste që kanë qenë në këtë fazë La Roja ka ngritur edhe trofeun në fund. në 5 ndeshjet e fundit të luajtura në Wembley, Spanja ka humbur vetëm 1. Asnjë skuadër nuk ka përfituar më shumë nga autogolat sesa spanja në historinë e evropianëve, 3 të tillë dhe që të 3 kanë ardhur në euro 2020

Dyshja spanjolle Olmo-Moreno është ajo që ka goditur më shumë herë portat kundërshtare në “Euro 2020”, pa shënuar gol.

15 të tillë me një mesatare 3.3 gjuajtje për ndeshje, një vlerë kjo që është inferiore në krahasim me atë të Cristiano Ronaldos me 4.9 gjuajtje për ndeshje, pa shënuar dhe Alvaro morata me 4.

Capture

Image

/Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *