Formacionet e Milan-Chelsea, Broja e nis nga stoli

Milan dhe Chelsea sfidojnë njëra-tjetrën në orën 21.00, në ndeshjen e vlefshme për Champions League.Pak më parë janë publikuar edhe formacionet. Trajneri i kuqezinjve, Pioli dhe homologu i tij Potter kanë vendosur për rreshtimet.

Sulmuesi i Bluve të Londrës, Armando Broja nuk është titullar. Lojtari shqiptar shpreson se do të aktivizohet në pjesën e dyte dhe pse jo, të jetë protagonist.

Lufta për të kaluar grupin E është mjaft e fortë. Chelsea dhe Milan renditen saktësisht në vendin e dytë dhe 3-të, me nga 4 pikë secila. Salzburg qëndron në krye me 5 pikë, ndërsa D.Zagreb është e fundit me 3 pikë.

MILAN (4-3-2-1): Tatarusanu; Kalulu, Gabbia, Tomori, Theo Hernandez; Krunic, Bennacer, Tonali; Diaz, Leao; Giroud.

CHELSEA (3-4-2-1): Kepa; Chalobah, Thiago Silva, Koulibaly; James, Jorginho, Kovacic, Chilwell; Sterling, Mount; Aubameyang.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *