Charles Leclerc ka mohuar raportet në Itali që pretendojnë se ai ka zhvilluar bisedime me Mercedes për zëvendësimin e Lewis Hamilton.
Kontrata aktuale e Hamiltonit me Mercedes skadon në fund të sezonit dhe 38-vjeçari ende nuk ka rënë dakord për një zgjatje.
Një raport në Itali pretendonte se ishte “një sekret i hapur” që Leclerc po fliste me Mercedes pas fillimit të vështirë të Ferrarit në sezonin 2023.
Por Leclerc, i cili është kontraktuar me Ferrarin deri në fund të vitit 2024, këmbëngul se nuk ka pasur bisedime me Mercedesin.
“Jo, jo ende. Jo për momentin,” tha Leclerc për mediat në Baku.
“Për momentin jam plotësisht i fokusuar në projektin në të cilin jam sot dhe kam besim të plotë për të ardhmen. Pastaj do të shohim, por kam besim të plotë për projektin e Ferrarit.
“Unë jam plotësisht i përkushtuar ndaj Ferrarit dhe e dua Ferrarin