Formula 1/ Ja kush e rrëmbeu “pole position” në Monaco

Max Verstappen vijon me dominimin e tij këtë sezon në Formula 1, me pilotin holandez që mori “pole position” në provat zyrtare të Monte Karlos, duke lënë pas Fernando Alonson.

Holandezi u tregua vetëm 0.084 sekonda më i shpejtë se veterani spanjoll, për ta nisur i pari nesër Çmimin e Madh të Monakos.

Në vendin e tretë u rendit Sharl Lëklerk, ndërsa në të katërtin surpriza ishte Esteban Okon.

Karlos Sainz do ta nisë nga vendi i pestë garën e nesërme, ndërsa Hamilton vazhdon të zhgënjejë duke u renditur në vendin e gjashtë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *