FORMULA 1/ Provat zyrtare në Arabi, Verstappen përfundon i 15-ti! Ja renditja

Në pistën e Jeddah në Arabinë Saudite, Formula 1 ka zhvilluar provat zyrtare. Në ‘pole position’ u rendit piloti i Red Bull, Sergio Perez. Nga ana tjetër, Red Bull hasi vështirësi me pilotin tjetër, Max Verstappen. Kampioni i botës pësoi një problem në makinë me kambion, duke u detyruar ta mbyllë në vendin e 15-të, aty nga do niset nesër në garën zyrtare.

I dyti u rendit Charles Leclerc me Ferrari, por ai do ta nisë garën nga vendi i 12-të, pas penalitetit me 10 pozicione (ka ndryshuar centralinen). Kështu, vendin francezit do ta zërë spanjolli Fernando Alonso me Aston Martin, që sot doli i treti, duke lënë pas britanikun George Russell me Mercedes.

I pesti u klasifikua spanjolli Carlos Sainz me Ferrari, që la pas Lance Stroll, Esteban Ocon, Lewis Hamilton, Oscar Piastri e Pierre Gasly.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *