Red Bull vijon të dominojë këtë sezon në Formula 1 pasi Sergio Perez fitoi garën e Arabisë Saudite dhe me Max Verstappen që shkoi nga i 15-të, në vendin e dytë.
Verstappen përfitoi nga hyrja e makinës së sigurisë në pistë në xhiron e 15-të dhe parakaloi makinat e Ferrarit dhe të Mercedes.
Një vend në podium pati edhe për Fernando Alonso e makinën e tij Aston Martin, duke lënë pas dy pilotët e Mercedes, Russell dhe Hamilton. Gara për Ferrarin ishte zhgënjyese, pasi u klasifikuan në vendin e gjashtë dhe të shtatë.