Armando Broja sërish në qendër të vëmëndjes për një tranferim tek Evertoni. Chelsea po insiston për të siguruar shërbimet e Anthony Gordon.
Oferta e fundit e Chelsea për kartonin e tij përfshin edhe Armando Brojën. “Blutë e Londrës” janë gati të paguajnë 25 milionë paund, plus shërbimet e sulmuesit të kombëtares shqiptare dhe Conor Gallagher.
Një operacion që shkon në 85 milionë paund në total, duke llogaritur vlerën e kartonëve për dy lojtarët e ofruar për Evertonin.