Forum biznesi me Doganat, presidenti Jaço: Vizioni ynë është të kemi eksporte gjithmonë e më të fuqishme shqiptare

Dhoma Amerikane Tregtisë ka zhvilluar një forum biznesi me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Në fjalën e tij, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, vendi duhet të ketë eksporte gjithmonë e më të fuqishme shqiptare. Sakaq shtoi se koordinimi dhe komunikimi me institucionin e doganave ka qenë shumë i mirë.

“Është e qartë që ne kemi pasur një bashkëpunim që në thelb ka komunikim dhe mendje të hapur për çështjet e rëndësishme. Koordinimi dhe komunikimi me institucionin e doganave ka qenë shumë i mirë.

Dikush më parë më ka thënë se jemi bërë pak të mërzitshëm dhe kur lexova raportin një nga çështjet që vijon të jetë çmimi i referencave, dhe kjo kërkon zgjidhje dhe vizioni ynë është që të eliminohen përfundimisht. Vizioni ynë është të kemi eksporte gjithmonë e më të fuqishme shqiptare. Institucioni i doganave luan këtu një rol të rëndësishëm”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *