Forum me studentët/ Pedagogët: Politika të qëndrojë larg arsimit

Lëvizja universitare është duke mbajtur një forum me studentët dhe pedagogë, pas më shumë se 2 javësh bojkot.

Pedagogët kanë kërkuar që politika të qëndrojë lart arsimit.

Pedagogia Enkelejda Olldashi tha se Universitetet duhet të jenë të lidhur ngushtë me studentët, pasi puna e të gjithë pedagogëve lidhet me ta.

Sakaq theksoi se pedagogët duhet të kenë kurajo për t’i dalë përballë situatës dhe të mbrojnë kërkesat e tyre.

“Ata që janë gjithmonë të përkohshëm në një marrëdhënie pune janë punëdhënësit, ne jemi të përhershëm. Ne ofrojmë një shërbim, nuk i konsideroj më drejtuesit punëdhënës, vetëm studentët. Ata që na japin punë përditë janë studentët tanë, me ata i kemi marrëdhëniet e punës. Duhet të artikulojmë një platformë dhe më pas të negociojmë një marrëveshje. Ne duhet të ndihemi sikur nuk jemi të punësuar sot. Shumë profesorë na janë bashkuar, janë ata që dalin dhe kanë kurajë të dalin përballë”, tha ajo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *