Forumi Ballkanik/ Presidentja Osmani: 60% e viktimave të trafikuar në Kosovë janë vajza nën 18 vjeç

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur  fjalën e saj në Forumin Ballkanik për trafikimin e qenieve njerëzore.

Osmani tha se trafikimi është njollë shqetësuese për njerëzimin dhe se trafikantët kanë shfrytëzuar mungesën e rendit, duke pohuar ndër të tjera se 60% e rasteve të viktimave në Kosovë janë vajza nën moshën 18 vjeç.

“Trafikimi jo vetëm krim i rëndë dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Është njollë shqetësuese për njerëzit. Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit për të rritur aktivitetin e tyre. Problemi qëndron te fakti se te pjesa më e madhe e shoqes risë e mendon si diçka të largët.

Trafikimi nuk njeh racë nuk njeh gjini nuk jeh moshë. trafikantët kanë përfituar nga mjerimi i të varfërve, pasurohen nga të varfrit. 27 milionë gra. Vajza dhe burra trafikohen në vit nga çdo anë e botës. 3 të 4 e viktimave e trafikantëve në BE janë vajza të reja. 60% e rasteve të viktimave janë nën moshën 18 vjeçare në Kosovë,” tha Osmani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *