Fostoksinë në ambjentet e fasonerisë përfundojnë në spital 5 persona të helmuar

Punonjëset e një fasonerie në Durrës janë helmuar mëngjesin e sotëm nga “fostoksina”, i njohur ndryshe në gjuhën popullore si ilaçi i minjve. Pesë prej tyre janë paraqitur në spital me tipike helmimi, si të vjella, marrje mendësh dhe dobësi, pak minuta pasi kishin vazhduar punën në fabrikë.

“Kishin hedhur ilaç për minjtë dhe nuk na thanë. Në repartin tim jemi rreth 100 gra që punojmë”, tha njëra prej vajzave që po merr serum në urgjencen e Spitalit rajonal të Durresit.

Gjithashtu bëhet me dije se pas simtomave të para, punonjëset kanë marrë ndihmë nga mjeku i fabrikës, i cili ka vendosur që ambienti të mbyllej për ditën e sotme. Por, gratë kanë patur simptoma edhe pasi kanë shkuar në shtëpi duke bërë që të paraqiten për ndihmë më të specializuar në spital.

Në një reagim të mëvonshëm, policia bën me dije se në spital u paraqitën pesë gra të moshave të ndryshme, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *