Një aksident masiv, fatmirësisht pa të lënduar është shënuar paraditen e sotme në autostradën Tiranë- Durrës. Mësohet paraprakisht nga burime jo zyrtare se në këtë aksident, janë përfshirë gjashtë automjete.
Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa është krijuar kaos në autostradë.
Sa i takon këtij aksidenti, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë.