FOTO/ A dinë të ngasin efektivët? Vetëm 4 vite në shërbim, autoveturat ‘Hyndai’ të Policisë së Shtetit bëhen për varreza    

Policia e Shtetit duhet të jetë ruajtësja e ligjit, rendit dhe pronës publike dhe shtetërore, por kur vjen fjala sidomos te kjo e fundit, janë vet policët që e shpërdorojnë më shumë.

Nuk po flasim për uniformat e policëve që edhe pas shumë tenderësh, përsëri nuk janë përmirësuar aspak në cilësi, por vetëm sa u është rritur çmimi.

Këtë herë po përqendrohemi te autoveturat e Policisë së Shtetit, ku në 8 vitet e fundit për uniformat blu është investuar jo pak nga qeveritë socialiste, jo vetëm në imazh por edhe në teknologji dhe mjete lëvizëse.

Të rinjtë mbushin dy makina me klandestinë dhe tentojnë t'i trafikojnë - Vizion Plus

Në 8 vite policia e shtetit ka ndërruar të paktën 4 ministra të brendshëm, që nga Saimir Tahiri, te Fatmir Xhafa, Sandër Lleshi e deri tek i fundit Blendi Çuçi. Por gjithashtu në 8 vite në Policinë e Shtetit janë kryer tenderë pa fund që nga uniformat, te armatimi, pajimet e deri tek disa tenderë njëri pas tjetrit, për blerjen e automjeteve të policisë.

Këta të fundit janë promovuar me pompozitet nga autoritetet më të larta të shtetit, në disa herë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, janë prezantuar flota të tëra automjetesh të reja policie blerë me tendera gati nga të gjithë ministrat e 8 viteve.

Këto do të jenë veturat e reja të policisë së Shqipërisë – Epoka e Re

Por automjetet më të përhapura që shikohen në çdo qytet dhe rrugë të vendit, janë autoveturat me ngjyrë të bardhë dhe me viza blu “Hyundai Acent” që Policia e Shtetit ka më së shumti në përdorim.

Goditje kriminalitetit/ Policia e Tiranës, 15 të ndaluar në 24 orët e fundit - ATSH -

Ishte pikërisht 24 nëntori i vitit 2018 kur policia prezantoi 134 vetura “Hyundai Acent” bashkë me 30 motoçikleta “Suzuki V-Strom” në një ceremoni të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në atë kohë këto autovetura u porositën nga Ministria e Brendshme të koncesionari i “Hyndait” në vendin tonë dhe u blenë të reja me kilometrazh zero.

Me to u pajisën të gjitha njësitë e Policisë së Shtetit që nga Policia Rrugore, te ajo e Rendit, Shqiponjat e deri tek secili komisariat apo postë policie në rrethe.

Por duket se policët që i përdorin ose e kanë këmbën të rëndë, ose nuk dinë të ngasin mirë, pasi shumë nga këto autovetura ose janë karamboluar, defektuar, apo tashmë kanë përfunduar edhe varrezave të automjeteve.

Në një foto që “Priza.al” e ka siguruar prej faqes “Albanian-Transport” shihen disa “Hyundai Acent” të rreshtuara prej pak ditësh te ish-radiostacioni i Kasharit, ku që nga nëntori i vitit 2020 u vendosën automjetet e dala jashtë përdorimi nga OSHEE fillimisht e më pas edhe nga të tjera institucione shtetërore.

May be an image of car, road and text

Duket qartë se pavarësisht tenderëve për automjete të reja policie që blihen me paratë e taksapaguesve, si dhe me gjithë vitet e pakta të përdorimit, autoveturat kanë pasur një fat aspak të denjë.

Të jetë vallë cilësia e keqe e këtyre veturave ajo që i ka nxjerrë kaq shpejt nga përdorimi këto mjete që kanë qenë të reja, apo një pjesë e policëve që i drejtojnë ato kanë probleme me ngarjen dhe mbajtjen në përdorim të një automjeti.

Makina e Policisë së Shtetit përplas motorin në Elbasan, drejtuesi i tij dërgohet në spital në

I takon Ministrisë së Brendshme të japi një përgjigje për këtë, por nuk do të ishte keq që bashkë me testimet për pastërti figure, për drogë apo të tjera, policëve t’u bëhet edhe një testim për drejtimin e automjetit, pasi në jo pak raste kemi parë edhe aksidente fare banale të bëra nga vet uniformat blu.

Aksident në Tiranë, i riu me shpejtësi përplaset me makinën e policisë, plagoset edhe efektivi | RTSH Lajme

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina e policisë përplas të riun me motor – Indeksonline.net

Makina e Policisë përplas motorin në Tiranë, qytetari përfundon në spital - Vendi

Përplaset makina e policisë - Tv Klan

Tiranë/ Përplaset makina e policisë me një tjetër, plagosen lehtë 4 persona - Shqiptarja.com

Aksidentohet makina e policisë; Plagosen 2 efektivë dhe një qytetare - Bulqiza.info

Makina e policisë përplaset me një mjet. Ja ku ka ndodhur

VIDEO- Makina e policisë përplas Benzin, plagosen rëndë 3 persona - TiranaNews

Makina e policisë përplaset me një mjet tjetër, dy të plagosur në Bulqizë - Sigurime Online

Panik në Vlorë, 35-vjeçari me “Mercedez Benz” përplas 3 makina të parkuara

/Foto: Albanian-Transport/Përgatiti: Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *