Foto/ A jemi në prag të një konflikti? Irani ndjek anijen amerikane në gjirin Persik

Televizioni shtetëror iranian raportoi të enjten se skafet që i përkisnin Gardës Revolucionare Paraushtarake të vendit  duket se i janë vënë në ndjekje anijeve që thuhet të jetë amerikane.

“Këto pamje demonstrojnë forcën dhe kontrollin total tonin përballë forcave amerikane dhe atyre të huaja në përgjithësi në gjirin Persik”, theksohet në njoftim pa u përmendur sakaq data apo vendi i saktë i incidentit.

Por flota e pesë amerikane, me bazë në Bahrein deklaroi se nuk ka asnjë informacion për një incident të tillë.

“Në këto 48 orët e fundit, nuk është regjistruar asnjë situatë jashtë të zakonshmes në aktivitetin e marinës amerikane”, tha komandant lejtnant Tim Hawkins.

Televizioni Iranian nuk e specifikoi se kur është realizuar ky filmimtransmetoi pamje që TV tha se ishte filmuar nga një prej skafeve të Gardës.. Në video, dëgjohen zëra që thërrasin: Ndiqini nga pas, dhe “Bëjini foto”, ndërsa një prej anijeve që largohen duket se ka flamurin amerikan..

Rajoni mbetet në prag të përshkallëzimit të programit bërthamor të Iranit. Bisedimet në Vjenë për të ringjallur marrëveshjen e tanishme të Teheranit të vitit 2015 me fuqitë botërore kanë ngecur që nga qershori, pa një datë të caktuar për rifillimin e tyre.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015  kufizoi Teherani në mënyrë drastike për sa i përket pasurimit të tij me uranium në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Në vitin 2018, Presidenti i atëhershëm Donald Trump tërhoqi Amerikën nga marrëveshja, duke rritur tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme dhe duke shkaktuar një seri sulmesh dhe incidentesh.

Me bisedimet në Vjenë tani të bllokuara, Irani ka shkelur kufijtë e vendosur nga marrëveshja dhe është duke pasuruar sasi të vogla uraniumi në nivelet e tij më të afërta. Irani thotë se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore.

/Burimi: AP/ PërshtatiP: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *