Të gjithë ata që e kanë parë filmin artistik “Rambo 3”, me aktorin Sylverter Stallone, me siguri e mbajnë mend lojën e çmendur mbi kuaj ku të gjithë garojnë për të kapur kufomën e një dhie të vrarë.
E pra, re pluhuri të arta janë ngritur sërish mbi rreth 40 kuaj që garojnë në ndeshjen finale në fushat veriore afgane të Samangan, ku kalorësit ‘buzkashi’ respektohen si heronj.
“Buzkashi është një lojë shumë e rrezikshme, por kuajt e mi janë si vera. Nëse fiton dehesh, nëse humbet digjesh si mishi në hell”,- thotë kalorësi 35-vjeçar Naxhibullah Palavan.
Një prej hamshorëve sapo lëshoi dhinë e vdekur në portë, për të pretenduar fitoren e buzkashit, që është sporti kombëtar i Afganistanit.
Rreth 3000 spektatorë brohorasin për fituesit, teksa Mohammad, merr nga zyrtarët çmimin prej rreth 500 USD dhe bën xhiron e fitores.
“Buzkashi” vjen nga persishtja dhe do të thotë “dhia” (buz), dhe “tërheqje” (kashi), pra “tërhiq dhinë” ose “dhi-kapësi”.
Sporti është luajtur prej shekujsh në Azi, sidomos në Afganistan, por ai luhet edhe në shtetet fqinje me të, si në Uzbekistan, Taxhikistan, Turkmenistan, Kirgizstan e Kazakistan, por me disa ndryshime të rregullave në versionet e lokaliteteve.
Regjimi Taliban e kishte ndaluar fillimisht sportin nga viti 1996 deri në 2001-in duke e cilësuar “imoral”, por tani me ardhjen e tyre të dytë në pushtet sporti popullor dhe i preferuar i afganëve është lejuar.
Kësaj radhe një zyrtar i lartë taliban mori pjesë në konkurrim, bashkë me Mohammad, që doli kampion i kësaj ndeshje.
Këtë lojë madje e kanë luajtur dhe reklamuar edhe vet amerikanët në filmin “Rambo”, dhe tashmë ajo është bërë edhe fal Hollywood-it, e famshme në gjithë botën.
/Burimi: The Sun/Përshtati: Priza.al/